Manuel Neuer ende nuk ka arritur marrëveshje me Bayern Muenchenin për një kontratë të re, shkruan revista gjermane “Kicker”.
Kontrata e Neuerit me Bayernin skadon në verën e vitit 2021. Ai dëshiron të vazhdojë kontratë deri në vitin 2025, por negociatat kanë stagnuar në javët e fundit.
Manchester City dhe Chelsea janë duke u interesuar për portierin gjerman. Spekulimet për të ardhmen e portierit gjerman po vazhdojnë.
Neuer 34-vjeçar gjendet te Bayerni që nga vera e vitit 2011, kur u transferua nga Schalke për 30 milionë euro.