Portieri gjerman i ka prishur punët me drejtuesit e klubit dhe pritet të largohet nga “Allianz Arena”
Manuel Neuer pritet të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij sezoni.
Portieri gjerman nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me gjigantin bavarez.
Kontrata e tij aktuale do të skadojë në vitin 2021 dhe palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e saj.
Tabloidi gjerman “Bild” shkruan se përfaqësuesi gjerman i ka prishur punët me presidentin e klubit, Franz Beckenbauer, prandaj edhe largimi i tij duket të jetë i pashmangshëm.
Neuer ishte njëri prej portierëve më të mirë në botë në vitet e fundit.
Në vend të tij, kampioni aktual gjerman po e kërkon portierin aktual të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.