Herën tjetër që dëshironi ta përgatitni një kafe, gjejeni një moment për të menduar se sa i rëndësishëm është uji në jetën tuaj.
Përderisa e kemi parasysh sa shumë ujë na nevojitet për ta konsumuar, për të bërë dush apo për t’i pastruar rrobat, pak dihet për sasinë e ujit që nevojitet për ta prodhuar ushqimin që e hamë, rrobat që i veshëm dhe jetën që e bëjmë.
Për shembull, për një gotë kafe të cilën e pini në mëngjes nevojiten 140 litra ujë që të rritet, përpunohet dhe të transportohen mjaftueshëm kokrra kafe, sipas statistikave nga Organizata e Bashkimit Evropian për Ushqim dhe Agrikulturë.
Pavarësisht se uji mund të mos jetë në mendjet tona kur i vizitojmë dyqanet ushqimore, ky burim i vlefshëm është përbërësi kyç në shumicën e ushqimeve që i konsumojmë.
Sa i përket ushqimit, vetëm për një kilogram mish nevojiten 15,415 litra ujë – shumica e kësaj sasie nevojitet për ta rritur kafshën.
Në anën tjetër, për pemët nevojitet më pak ujë, ku për një mollë mesatarisht nevojiten 70 litra ujë.