Mitrovica tani do ta ketë një shef të ri të Inspektoratit, në kohën kur kjo drejtori ka shumë punë të rëndësishme që lidhen me menaxhimin e pandemisë.
Fidan Ademi që nga sot e ka marrë detyrën në këtë drejtori që, siç thotë edhe ai, ka shumë probleme e imazh të rrënuar.
I njohuri si “Babushi” ju ka bërë thirrje qytetarëve e shoqërisë civile që të raportojnë shkeljet të zyrtarëve drejtpërdrejt tek drejtori për, siç thotë ai, të merren masa të menjëhershme.
Kjo është fjala e parë e Ademit si drejtor:
Sot përfundova një rrugëtim si asamblist dhe udhëheqës i asamblistve në Kuvendin Komunal. Besojë që e kam kryer detyrën me dinjitet dhe përgjegjësi duke ruajtur frymën e Lëvizjes dhe unitetin. I falendëroj asamblistët e Lëvizjes dhe të gjithë asamblistët tjerë për bashkëpunimin e sinqertë këto tre vite!
Me kërkesë të organizatës LVV, të kryetarit të komunës Agim Bahtiri, nënkryetarit Faruk Mujka, po filloj një rrugëtim të ri, si drejtor i inspekcionit. Një drejtori me probleme, me një imazh të rrënuar.
Qëllimi jonë do jetë vendosja e ligjshmerisë, përkatësisht barazisë para ligjit!
Ju bëjë thirrje qytetarëve, shoqërisë civile, mediave që të raportojnë çfarë do shkelje të zyrtarëve tonë drejtpërdrejt tek unë, që të merren masa të menjëhershme!
Së bashku do ia dalim!
Me respekt,
Drejtori i drejtorisë së inspekcionit
Fidan Ademi