New York, ekspozohet skeleti i plotë i një dinozauri, u ble 44,6 milionë dollarë

Prishtinë | 08 Dhj 2024 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Pasi u ble në ankand për 44,6 milionë dollarë nga një blerës anonim në verë, skeleti i plotë një Stegosauri u ekspozua në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore në New York, mes emocioneve dhe kuriozitetit të fëmijëve.

Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore në New York, prezantoi identitetin e banorit të tij të fundit “Apex”, një nga ekzemplarët më të plotë të zbuluar ndonjëherë të dinozaurit me shpinë me gjemba, i njohur si Stegosaurus.

Mes emocioneve të fëmijëve të shkollave, muzeu tërhoqi mbulesën ngjyrë bezhë për të zbuluar skeletin 11 3,4 metra të lartë dhe 6 metra të gjatë.

“Njerëzit janë vërtet të emocionuar për këtë fosil, sepse stegosaurus është një dinosaur ikonik”, tha kuratori i dinosaurëve të muzeut Roger Benson.

“Secili ka dinosaurin e tij të preferuar, por stegosaurus është atje lart në pesëshen e parë. Kështu që është e vështirë të mos emocionohesh për një ekzemplar vërtet të plotë dhe të madh të kësaj kafshe”, shtoi ai.

Stegosaurus ishte një dinosaur barngrënës që ecte me katër këmbë dhe jetoi rreth 150 milionë vjet më parë, gjatë periudhës Xhurasike.


“Megjithëse ishte një barngrënës, stegosaurus nuk ishte si një lopë apo një dele,” tha Benson. “Është një barngrënës që mund të kujdesej për veten. Ai ka thumba të fortë në bisht. Ka pllaka mbrojtëse përgjatë shpinës.”

Fosili u gjet në Kolorado dhe arriti një rekord shitjeje prej 44.6 milionë dollarësh në një ankand të Sotheby’s në korrik. Blerësi e ka huazuar atë në muzeun e Nju Jorkut, i njohur për turistët dhe fëmijët e shkollës.

Të ngjashme