100 dollarë për ata që vaksinohen. Është ideja e fundit e Nju Jork për të nxitur skeptikët e vaksinës të imunizohen kundër koronavirusit.
Përballë një ngërci të fushatës se vakisnimit dhe përhapjes së shpejtë të variantit Delta, qyteti që nuk fle kurrë bën kështu një lëvizje të dëshpëruar që nxjerr në pah frustrimin e autoriteteve.
Shpërblimet nisin që të premten dhe do të jenë të disponueshme për këdo që vaksinohet në strukturat e qytetit.
“Duke filluar nga e premtja të gjitha ata që do të marrin dozën e parë të vaksinës në qëndrat e qytetit do shpërblehen me 100 dollarë. Është një lloj falenderimi, për faktin se u vaksinuat, për vete, për familjet dhe për komunitetin.”
Sakaq, Nju Jorku do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë punonjësit publikë ndërsa ata që për arsye shëndetësore apo qe zgjedhin te mos e marrin vaksinën do të duhet ti nënshtrohen një testi javor.
Punonjësit e shëndetësisë në spitalet shtetërore do të duhet të vaksinohen patjetër, pa opsionin e testeve.
Presidenti Biden tha se së shpejti do të njoftojë se të gjithë punonjësit federale duhet të vaksinohen ose testohen. Edhe Nju Jorku do të bëjë të njëjtën gje.