New Yorku lejon thirrjen e ezanit me altoparlantë gjatë xhumave

Prishtinë | 30 Gus 2023 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i New Yorkut, Eric Adams, ka konfirmuar se në këtë qytet ezani mysliman do të thirret me altoparlantë gjatë namazit të xhumasë dhe gjatë iftarit gjatë muajit të Ramazanit.

“Për një kohë të gjatë ka pasur një ndjenjë që komunitetet tona nuk janë lejuar të përforcojnë thirrjet e tyre për namaz. Sot, ne po ulim burokracinë dhe po e bëjmë të qartë se xhamitë dhe shtëpitë e adhurimit janë të lira për të përforcuar ezanin e së premteve dhe gjatë Ramazanit pa lejen e nevojshme”, ka thënë Adams.
Udhëzimet e reja do t’u lejojnë xhamive në qytet të thërrasin ezanin midis orës 12:30 dhe 13:30 çdo të premte, dhe gjithashtu lejojnë që ezani të thirret gjatë lutjeve të mbrëmjes çdo natë të muajit të Ramazanit.

New Yorku tani bashkohet me qytete të tjera amerikane që kanë këtë rregull, duke përfshirë Minneapolisin.

Në takimin, ku morën pjesë përfaqësues të shoqatave dhe fondacioneve të ndryshme myslimane, Adams u tha pjesëmarrësve se ata ishin të lirë të praktikonin besimin e tyre në New York.

Adams ka thënë në fund se islami, sikurse krishterimi, judaizmi dhe fetë e tjera, është element i rëndësishëm i kulturës së New Yorkut dhe se xhamitë janë një ndihmë e madhe në luftën kundër krimit dhe migrantëve të parregullt.

Të ngjashme