Me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, monumenti “NEWBORN” ka ndryshuar pamje, raporton Ekonomia Online.
Motoja e këtij monumenti sivjet është “E prumë paqen bashkë”. Në të, tregohet vetëdijësimi për sakrificën dhe flijimin e të gjithë atyre që dhanë jetën, për këto ditë në paqe të Kosovës.
Por qytetarët e intervistuar nga EO nuk është se e kanë pasur të qartë këtë moto.
Qytetari nga Prishtina Deli Gashi ka thënë se këtë herë ky monument po i pëlqen shumë si është ngjyrosur, duke përçuar mesazhin e paqes.
“Po më pëlqen. Hera e parë që po e shoh. Kësaj here më i mirë” është shprehur ai.
Kurse Enis Ismajli ka treguar se i ka pëlqyer ideja e ngjyrosjes së NEWBORN-it.
“Kësaj here ka qenë shumë më mirë se herave të kaluara. Më ka pëlqyer ideja” ka thënë ai.