Newcastle United pritet të jetë skuadra më aktive në tregun e transferimeve në afatin kalimtar të janarit.
Pasi ka ndërruar pronarë dhe tani janë klubi më i pasur në botë, ‘Laraskat’ duan ta përforcojnë ekipin.
Sven Botman mbetet objektivi kryesor për repartin defensivë të klubit anglez.
Qendërmbrojtësi holandez ka shkëlqyer me fanellën e klubit francez Lille dhe ka rritur ndjeshëm çmimin e tij.
Sipas asaj që ka raportuar Fabrizio Romano, Laraskat janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 30 milionë euro në janar për transferimin e mbrojtësit.
Klubi anglez ka kaluar në pozitën e favoritit për të nënshkruar me Botman, derisa interesim për të kanë shprehur edhe Juventus e Milan.