Newcastle pritet të ketë së shpejti pronarët e rinj. Miliarderi turk, Murat Ulker, i cili zotëron firmën e famshme të Biskotave “McVitie’s”, është i gatshëm të paguajë 220 milionë Paund për të blerë klubin anglez nga Mike Ashley, i cili para pak kohësh nxorri në shitje Newcastle United. Për momentin 58-vjeçari është i vetmi kandidat që ka shprehur hapur interesin për të blerë Newcastle.