Ekonomia Online
FUNDIT

Nexhmedin Spahiu në Serbi thotë se Edi Rama merr drogë

Nexhmedin Spahiu në Serbi thotë se Edi Rama merr drogë

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ditë më parë mori pjesë në një debat në televizionin shtetëror të Serbisë, RTS, ku u përball me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq. Aty u fol rreth deklaratave të Kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili kishte thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen nëse nuk pranohen në […]

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ditë më parë mori pjesë në një debat në televizionin shtetëror të Serbisë, RTS, ku u përball me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

Aty u fol rreth deklaratave të Kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili kishte thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen nëse nuk pranohen në Bashkimin Europian.

Gjatë diskutimit, analisti Nexhmedin Spahiu tha se deklarata e Edi Ramës për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë është dhënë nën ndikimin e drogës, transmeton Gazeta Metro.

Këto akuza, të cilat bënë bujë në mediumet dhe gazetat serbe, Spahiu i bëri në RTS televizionin shtetëror serb te cilin e kishte bombarduar NATO për propagandë anti njerëzore në vitin 1999.

Debatin e mbajtur në transmetuesin publik serb mund ta ndiqni në videon më poshtë, prej minutës 32:40.

Të ngjashme