Neymar akuzohet për ngacmime seksuale në Paris

Prishtinë | 02 Qer 2019 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër yll i futbollit po përballet me akuza lidhur me ngacmimet seksuale.

Ylli brazilian i cili luan me Paris Saint Germain, Neyman, është akuzuar se ka ngacmuar seksualisht një grua në Paris.

Sipas raporteve policore të Sao Paolo, gruaja ka insistuar se sulmuesi i PSG ishte në një hotel në qytetin ku Neymar luan (Paris), raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Sipas policisë, gruaja që ka akuzuar Neymarin, e cila nuk ka pranuar të jap emrin e saj, ka thënë se është njohur me Neymar përmes ‘Instagram’, para se të takoheshin në Paris.

Gruaja ka thënë se kur braziliani ishte shfaqur në hotel, ai kishte qenë paksa i dehur, para se në një pikë të bëhej agresiv.

Neymar aktualisht është në grumbullim me kombëtaren e Brazilit duke u përgatitur për Kupën e Amerikës.

Nuk dihet se si do të rrjedhin gjërat lidhur me akuzën. 

Të ngjashme