Neymar JR ka udhëtuar sot drejt Barcelonës dhe këtë pasdite ka arritur në aeroportin e qytetit.
Ylli brazilian i futbollit do të paraqitet në një seancë gjyqësore të nisur kundër skuadrës katalane, e cila do të mbahet nesër me fillim nga ora 09:30.
Në udhëtim me lojtarin është edhe babai i tij, i cili do të jetë bashkë me të në seancën gjyqësore.
‘Mundo Deportivo’ ka mësuar nga burimet afër lojtarit se ai do të jetë në seancë si spektatorë, me PSG që do të dëshmojë kundër Barcës, transmeton lajmi.net.
Neymar mund të përfitojë rreth 26 milionë euro nga skuadra katalane, në rast se fiton seancën gjyqësore.