Neymar: Askush nuk e di të ardhmen

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Neymari e ka lënë të hapur derën për një largim nga Paris Saint-Germain pasi ka insistuar se nuk mund ta parashikojë të ardhmen.

Braziliani është lidhur me një rikthim te Barcelona ose një transferim te Real Madridi, dhe ai veç sa ua hapi derën këtyre spekulimeve pas intervistës së tij të fundit.

“Reali është njëri nga klubet më të mëdha në botë”, tha Neymar për Globon.

“Të gjithë që ndiqen nga Real Madridi do të tërhiqeshin që të luanin aty, por unë jam i lumtur në Paris”.

“Por askush nuk e di të ardhmen, nuk po them se do të luaj për Real Madridin”.

Të ngjashme