Neymar është detyruar ta lëshojë fushën gjatë pjesës së parë të miqësores së Brazilit ndaj Nigerisë shkaku i një lëndimi.
Ylli i Paris Saint-Germain e shijoi vetëm 12 minuta miqësoren ndërkombëtare në Singapor përpara se të pësonte një dëmtim në kofshën e tij të majtë.
Ai u detyrua ta lë ndeshjen në gjysmë dhe u fotografua duke mbajtur kofshën e tij teksa lëshon fushën.Lexo po ashtu
Pas këtij lëndimi, futbollisti më i shtrenjtë në botë do të mungojë për katër javë te kampioni i Ligue 1.
Nga ky lëndim, Neymari do t’i humbet ndeshjet në ligën franceze, por edhe përballjen ndaj Club Burgge në Ligën e Kampionëve.