Neymari ka thënë se do të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar skuadrës së vet, Paris Saint-Germain, ta mposhtë Manchester City-n, edhe në qoftë se i duhet të vdesë në fushë për ta arritur këtë.
PSG-ja pësoi humbje 2:1 kundër City në Parc des Princes në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Skuadra franceze ka një mal për ta kapërcyer shkaku i asaj disfate në shtëpi, kur të përballet sërish me anglezët të martën në Etihad.
Por Neymari ka ende shpresa të mëdha se kampioni francez mund ta arrijë finalen e dytë radhazi dhe është zotuar se do të udhëheqë nga fronti në përpjekje për ta arritur përmbysjen pak të mundshme.
Duke folur pas fitores së PSG-së 2:1 kundër Lens, anësori brazilian tha: “Gjëja që duhej të bëjmë tani është të përqendrohemi në Ligën e Kampionëve”.
“Ndeshja e parë kundër Manchester City ishte shumë e vështirë, por ne duhet të besojmë, pavarësisht se çfarë thonë statistikat dhe përqindja e mundësive tona për të fituar”, shtoi ai.
Ai nënvizoi: “Unë jam në vijën e frontit dhe do të jem luftëtari i parë që i futet betejës për ekipin. Do ta jap më të mirën nga vetja dhe do të bëj gjithçka për ta arritur finalen, edhe në qoftë se duhet të vdes në fushë”.