Duket qartë se Neymar nuk do të vazhdojë me Paris Saint-Germain, e tillë është dëshira e të gjitha palëve që ai të largohet.
Lidhur me një transferim në Barcelona, braziliani është lënë në gjendje jo të mirë siç qëndrojnë gjërat.
Pavarësisht se kanë vendosur një qëndrim të fortë në publik, PSG janë lodhur nga ylli i tyre dhe duan që një zgjidhje të gjendet në javët e ardhshme, transmeton lajmi.net.
L’Equipe raporton se ai nuk do të luajë më asnjë ndeshje në ‘Parc des Princes’ dhe janë duke punuar për të zgjidhur të ardhmen e tij përpara 10 gushtit.
Barcelona po mundohet të ulë koston duke ofruar Ivan Rakitic dhe Philippe Coutinho, ofertë të cilën PSG nuk e ka pranuar, pasi dëshiron vetëm para për lojtarin.
Për më tepër, kampionët e Ligue 1 nuk duan që pagesa të jepet me këste dhe të kryhet menjëherë.
Çfarëdo që të ndodhë nga tani deri më 10 gusht, Neymar do të vazhdojë të përpiqet të detyrojë kthimin e tij në ‘Camp Nou’, por ai e di se Nasser Al-Khelaifi nuk do ta bëjë të lehtë.