Barcelona është gjithnjë e më pranë Neymar. Falë ndërmjetësve të dy agjentëve Pini Zahavi e Kia Joorbachian, që kanë bindur Psg të ulë pretendimet (nga 300 në 200 milionë euro), tratativa është futur në batutat e fundit, edhe pse interesimin i të dy klubeve është ta mbyllin sa më shpejt.
Francezët janë të gatshëm të pranojnë të paktën një lojtar në këmbim (Coutinho, por preferohet edhe Dembélé, Rakitic e Umtiti).
Situata përjetohet ndryshe në dy qytetet – Parisi është i bezdisur nga sjelljet e tij dhe nuk do ta shohë më me sy – Barcellona që është gati ta falë për lamtumirën e dy viteve më parë dhe ta përqafojë sërisht kampionin brazilian. Rikthimi në Katalonjë i Neymar është gjithnjë e më afër, për lumturinë e të gjithëve. Duke nisur nga braziliani e familja e tij, që nuk u ambjentuan kurrë në kryeqytetin francez, duke kaluar tek tekniku Tuchel, i lodhur nga kapriçot e O Ney, për ta mbyllur tek dhomat e zhveshjes së Barcelonës, ku Messi e Suarez janë gati ta mirëpresin mikun e tyre. Sheikët janë bindur ti vijnë përballë ofertës së katalanasve, nga drejtori i ri sportiv Leonardo, që e di mirë se bashkëkombasi i tij nuk do të kthehet më në Paris.
Ashtu si bën të ditur e përditshmja katalanase ‘Sport’, është në interesin è të dy klubeve të mbyllin sa më shpejt operacionin për tu përqendruar më mirë në projektet sportive. Me cmimin të fiksuar – 200 milionë euro – mbetet të mësohet vetëm se cili lojtar do të futet në bisedime./Lapsi