Neymar njihet për jetën e tij të shfrenuar, si çdo yll brazilian në futboll, që shpesh i ka kushtuar edhe me hapa prapa në karrierë.
Gjthsesi, ylli i PSG befasoi në stërvitjen e parë të Brazilit duke ateruar me një helikopter të zi të tipit Mercedes, e që kushton hiç më pak se 15 milionë dollarë.
Neymar humbi tre muaj të sezonit 2018/19 për shkak të lëndimit, por e mbylli sezonin me statistika mbresëlënëse – duke shënuar gol çdo 65 minuta në kampionatin francez, përcjell lajmi.net.
Por ai kërkon që të stoliset me një trofe me fanellën e Brazilit, andaj do kërkojë triumfin në Kupën e Amerikës.
‘Seleçao’ ndeshjen e parë në kompeticionin e Amerikës-Latine e zhvillon ndaj Bolivisë në Sao Paulo më 14 qershor njëkohësisht edhe ndeshja hapëse.
Ish-anësori i Barcelonës edhe kësaj radhe ka ateruar në stërvitjen e Brazilit me helikopterin e tij “H-145”.