Ylli brazilian Neymar ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re me Paris Saint-Germainin.
Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” raporton se Neymar ka biseduar me zyrtarë të Barcelonës për një kthim të mundshëm te klubi katalunas.
Sulmuesi anësor vazhdimisht ka thënë se do ta vazhdojë kontratën me PSG-në, por deri më tash ende nuk e ka vazhduar.
Të mërkurën mbrëma, Neymar ka dështuar të lë gjurmë, ndërsa PSG-ja ka pësuar në shtëpi nga Manchester City me rezultatin 2:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Neymar është transferuar te Parisi nga Barcelona në verën e vitit 2017 për shifër rekorde 222 milionë euro.