Policia Rajonale e Ferizajt ka konfiskuar 56 patentë shofer që kanë vozitur në gjendje të dehur, nga 1 korriku deri të shtunën e 29 korrikut.
Këtë për Klan Kosova e konfirmoj zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Kanun Veseli.
Ndërsa, në total gjatë periudhës së njëjtë janë konfiskuar mbi 100 leje qarkullimi për shoferë në këtë rajon, si shkak i mos respektimit të rregullave në trafik.