Nga 1 shtatori hyn në fuqi marrëveshja për sigurime sociale me Zvicrën

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Lajm i mirë për pensionistët Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka njoftuar qytetarët me vendbanim në Kosovë dhe bashkatdhetarët me vendbanim në Zvicër se Marrëveshja për Sigurime Sociale e lidhur në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, hyn në fuqi nga data 01 shtator 2019. “Rrjedhimisht, ju njoftojmë se kërkesat mund të paraqiten nga data 1 shtator 2019 ndërkaq, përfitimet mund të merren pas datës 1 shtator 2019”, njofton MPMS. Për realizimin e të drejtave nga sigurimi social, të rregulluara më këtë marrëveshje, shtetasit e dy vendeve, për parashtrimin e kërkesave  dhe marrje të informatave më të hollësishme mund të  paraqiten te autoritetet përgjegjëse/organet ndërlidhëse në adresat vijuese: 1. Në Republikën e Kosovës: Divizioni i Pensioneve të Jashtme i Departamentit të Pensioneve/Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale Divizioni i Pensioneve të Jashtme Departamenti i Pensioneve Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale Rruga “Pashko Vasa” – Baraka nr.1 10000 Prishtina Tel +38338211663 Republika e  Kosovës 2. Në Konfederatën e Zvicrës: Përfitimet në rast të moshës dhe për trashëgimtarë (gratë e veja, burrat e ve dhe jetimët): Schweizerische Ausgleichskasse SAK [Arka zvicerane e kompensimit] Av. Edmond-Vaucher 18 Postfach 3100 [Kutia postare 3100] 1211 Genf 2 Schweiz [Zvicër] Tel : +41 58 461 91 11 Faks: +4158 461 97 05 Internet: http:/www.zas.admin.ch Përfitimet nga sigurimi i invaliditetit: IV-Stelle für Versicherte mit Wohnsitz im Ausland IVSTA [Zyra e IV për të siguruarit me vendbanim jashtë vendit] Av. Edmond-Vaucher 18 Postfach 3100 [Kutia postare 3100] 1211 Genf 2 Schweiz [Zvicër] Tel. +41 – 58 461 91 11 Faks +41 58 461 99 50 Internet: http://www.zas.admin.ch Kosova është vendi i vetëm i ish-Jugosllavisë që nuk merr aktualisht pensionet e AHV dhe IV. Shteti zviceran ka ndërprerë marrëveshjen ekzistuese me Kosovën në vitin 2010, pasi që hetuesit të cilët po hetonin rastet e mashtrimeve me pensione ishin kërcënuar me vdekje. Kjo marrëveshje më parë ka qenë e nënshkruar mes ish-Jugosllavisë dhe Zvicrës qysh në vitin 1962. Që nga viti 2010 e deri tani kosovarët që kanë kontribuuar në Zvicër, që kanë punuar e kanë kontribuar atje nuk kanë marrë pensione.

Lexo me shume: http://rtv21.tv/nga-1-shtatori-hyn-ne-fuqi-marreveshja-per-sigurime-sociale-me-zvicren/
© RTV21.tv

Të ngjashme