Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se nxënësit e fshatit Mirenë, do të fillojnë mësimin në shkollë të re.
Me këtë rast, Ahmeti ka uruar nxënësit për vitin e ri shkollor.
“Shkolla e re gati për fillimin e mësimit. Nxënësit e fshatit Mirenë, vitin e ri shkollorë e fillojnë në shkollë të re. Urime!”, ka shkruar Ahmeti.
Ndryshe, ditë më parë në oborrin e kësaj shkolle, ka filluar edhe ndërtimi i fushës sportive dhe rregullimi i infrastrukturës së oborrit të shkollës, duke përfshirë edhe vendosjen e rrethojës.