Nga 1 tetori nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Prishtinë | 29 Sht 2025 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka njoftuar se nga 1 tetori do të fillojë vaksinimin kundër gripit sezonal.

Sipas njoftimit të QKMF-së, këtë shërbim qytetarët mund ta marrin në QMF-të më të afërta ku ka njësi të vaksinimit.

“Me vete duhet të keni letërnjoftimin ose certifikatën e lindjes edhe për fëmijët e vegjël, për shkak të regjistrimit të të dhënave në sistem”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme