Edhe 14 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Rahovec.
Kështu ka bërë të ditur, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifaj.
Njoftimi nga kryetari Latifi:
“Të dashur qytetarë,
Nga 17 mostra të marra sot në Rahovec, të tëra këto raste kontakti të dy pacienteve të infektuara me COVID-19, nga IKSHP sapo mora konfirmimin që kemi 14 raste POZITIV, në komunën tonë.
Pra, nga ju kërkohet disiplinë dhe kujdes për të fituar luftën ndaj infeksionit COVID-19.
Nuk ka vend për panik, por që duhet të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë në shtëpi në menyrë që të tejkalojmë me sukses këtë situatë, ju lutem evitoni daljet pa nevojë në grupe dhe ndaloni vizitat tek familjarët.
Ne situatën e kemi në kontroll, por kësaj radhe na nevojitet edhe ndihma juaj të e tejkalojmë bashkë edhe këtë sdidë.