Këtë javë nuk do të ketë temperatura shumë të ulëta.
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se në pesë ditën e ardhshme do të ketë mot me vranësira dhe reshje të lehta të shiut dhe të borës, transmeton Klan Kosova.
“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në pjesën perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Reshje shiu dhe fjolla të lehta bore, priten edhe në pjesët tjera të vendit por të intensitetit ma të dobët. Në shumë vende pritet të ketë mjegull në orët e para të ditës dhe gjatë natës, derisa në vise malore do të ketë ngrica”, shkruan në kumtesën e këtij institutit.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-6m/s”.