Nga 3 shtatori në grevë punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik i disa shkollave dhe i QMF-ve në Prishtinë

Prishtinë | 28 Gus 2024 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik të disa shkollave në kryeqytet, të të gjitha Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, do të fillojnë grevën më 3 shtator.

Kjo u bë e ditur nga Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, teksa ka shkruar se kjo do të ndodhë pasi pagat e tyre ka mundësi të mos implementohen me rritje nga 2 shtator.

“Me kërkesën e punëtorëve. Teknik dhe atyre të sigurimit fizik të shkollave: Dardanisë ,Pjetër Bogdani , e Muzikës, Naim Frashëri, Shkolla e Gjelbër , Mehmet Xhevori ,Hoxhë Kadri Prishtina , Avdyl Frashëri, Asim Vokshi , Gjergj Fishta të komunës së Prishtinës, të gjitha QMF në Prishtinë dhe punëtorët e sigurimit fizik te QKUK me 3 shtator do të fillojnë grevën e tyre pasi që pagat e tyre ka gjasa mos të implementohen me rritje nga 1 shtatori”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Të ngjashme