Hekuran Sejdiu, drejtor në Drejtorinë e Shëndetësisë në Klinë, ka bërë të ditur se mbrëmë janë shëruar tre persona me Covid-19 nga Klina.
Ai njofton se dy persona të tjerë po trajtohen dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Postimi i tij:
Klina deri më tani kishte 5 raste -pacientë të infektuar me Covid-19. Deri më tani 3 nga ta janë shëruar, 2 të tjerët po trajtohen dhe janë në gjendje të mirë.
#Ju urojmë shërim të shpejtë të gjithëve!