Një gjykatë ka kërkuar ekstradimin e 54 shtetasve turk që dyshohet se janë të përfshirë në puçin e vitit 2016.
Gjykata e katërt kriminale në Ankara ka dëgjuar rastin e 74 të dyshuarve, përshirë pjesëtarë të organizatës së Fetullah Gulenit. 54 prej tyre janë gjykuar në mungesë, transmeton Koha.net.
Mediat turke raportojnë se 54 të arratisurit jetojnë në Amerikë, Gjermani, Izrael, Britani të Madhe, Egjipt, Emirate të Bashkuara Arabe, Afrikë të Jugut, Maltë dhe një prej tyre jeton në Shqipëri.
Ministria e Drejtësisë së Turqisë ka bërë një kërkesë në Shqipëri për ekstradimin e Nevzat Avyaci.
Javën e kaluar Kosova deportoi në Turqi gjashtë shtetas turk të kërkuar nga regjimi i Erdoganit pa ndonjë vendim gjyqësor.