Nga 82 raste të dyshuara, Kosova nuk ka asnjë të infektuar me Coronavirus

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deri më tani në Kosovë 82 pacientë janë testuar për Coronavirus dhe të gjitha rastet kanë rezultuar negative. Kështu është thënë  në një konferencë të mbajtur në ministrinë e Shëndetësisë (MSh), nga ministri Arben Vitia dhe drejtori i IShKP-së, Naser Ramadani.

Gjatë një konferencë për medie lidhur me situatën rreth Coronavirusit në Kosovë ministri Vitia tha se lajmi i mirë është akoma nuk ka asnjë rast të shënuar me virus dhe se Kosova,  sipas OBsh-së është një prej vendeve me rrezikshmëri  të ulët.  Vitia tha se sot do të ju dërgohet të gjitha instituciooneve një qarkore informative.

 “Lajmi i mirë që akoma s’kemi asnjë rast te konfirmuar. Qeveria ka vendosur për masa për parandalim të virusi.  Në këtë kuadër sot të gjitha institucionet shëndetësore do të ju dërgohet qarkorja infromative për implementim të masave specifike si:   mbrojtjaa e stafit dhe pacientet që marrin shërbime”, tha Vitia.

Përderisa, Ramadani tregoi se sot po testohet 10 persona të dyshuar për  coronavorus, rezultatet e të cilëve do të dalin në mbrëmje.

Ministri Vitia ka thënë se është i vetëdijshëm se  panjohura shkakton drojë te secili, por masat duhet të kuptohen vetëm si kujdes i shtuar.

“Ju lus që masat e ndërmarra t’i kuptoni si kujdes i shtuar sepse sipas OBSh-së,  Kosova është në vendin me rrezik të ulët”.

Ministri i tregoi  se çfarë përmban qarkorja informative e cila do të ju shpërndahet institucioneve.

Rekomandimet sipas tij janë:  Kufizimi i familjarëve dhe personave në institucionet spitalore; Të gjithë institucionet shëndetësore të kenë dhoma të veçanta; Të realizohet inspektimi maksimat në të gjithë institucionet shëndetësore; Kontrolli i brendshëm profesional; Rritja e stafit mjekësor dhe jomjekësor për higjienën; Të vendosen materiale informuese në të gjitha institucionet për mbrojtje nga COVID 19; Spitalet të raportojnë rreth rasteve të rënda kimike çdo ditë; Institutet rajonale të shëndetësisë do t’i përpunojnë dhe të raportojnë të IKSHPK; Marrja e mostrave do të bëhet në QKUK;  Rekomandohet shmangia nga vendet ku ka rrezik më të madh dhe kontrollet e shtuara në pikat kufitare.

Ai tha se janë bërë përgatitje dhe të  gjithë qytetarët përmes sms-ve  do të marrin këshilla dhe si të veprojnë.

Vitia tregoi pse në masat e dhëna nga qeveria qe njëri prind të lirohet nga puna nuk vlen edhe për stafin shëndetësor dhe ata të sigurisë.

“Arsyeja pse kemi kërkuar që institucionet shëndetësore dhe të sigurisë të na kuptojnë në këtë rast, kemi bërë thirrje të koordinohen qe në raste të tilla një prind të qëndrojë ne shtëpi,  por kemi problem me stafin në situata si kjo na duhet secili personel shëndetësor.”, tha Vitia.

Vitia tha se janë njoftuar nga ShSKUK se kanë ardhur maska shtesë. “Deri para një kohe kemi pas problem me maska për personelin shëndetësor, mirëpo gjatë kësaj jave ka mbaruar procesi i tenderimit për masa shtesë dhe sot më kanë njoftuar nga ShSKUK se kanë ardhur maska shtese dhe shpejt këto do të jenë në dispoziocion”, tregoi ai

Ndërsa për atë se a rrezikohen pacientët të mbesin pa oksigjen, Vitia u zotua se asnjë pacient s’do të mbetet pa oksigjen

Ai ka thënë se sa i përket faljes së Xhumasë do të koordinohen me BIK-un, në më të mirën e qytetarëve dhe besimtarëve.

Ndërsa Naser Ramadani tha se momentalisht janë 10 pacientë të dyshuar me coronavirus për të cilët rezultatet do të dalin në orët e mbrëmjes.

“82 pacientë janë negativ. Sot i kemi 10 pacientë të dyshua. Rezultat do të dalin në orët e mbrëmjes. Te shumica e rasteve kanë dalë ftohje të lehta.”, tha ai. 

Të ngjashme