Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i pasi ky i fundit ka kritikuar bashkëpartiakët e tij se duke thënë se e kanë sjell LDK-në në nivel të AAK-së.
Blaka, duke e quajtur Abdixhikun parashutist në LDK, e ka këshilluar që përplasjet brenda partisë t’i zgjidh në oborrin e vet.
“Lumir Abdixhiku, një “parashutist” në LDK, është mirë që përplasjet që i ka brenda partisë, t’i zgjidhë brenda oborrit të vet, e të mos kruhet me Aleancën. Nëse atij po i lëkundet karrika në zgjedhjet e brendshme që i ka, apo nëse s’ka këllçe t’i bëjë opozitë Albin Kurtit, ne nuk i kemi faj. Mere veten me të mirë o Lum Lumiri!”, ka shkruar Blaka.
Ndryshe, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është treguar i ashpër me kritikët e tij brenda partisë, që vijnë kryesisht nga zyrtarë që dikur kishin pushtet në LDK.
“E kanë pru LDK-në në nivel të AAK-së. Mos t’më japin ligjërata. S’mund të më japin as mua e as kolegëve të mi se si qeveriset me një parti”, ka deklaruar ai në T7.