Të izoluar në shtëpi apo jo, të famshmit në të gjithë botën kanë mbledhur forcat e tyre të bëjnë atë që munden për të luftuar pandeminë e coronavirusit përmes donacioneve të ndryshme për njerëzit në nevojë.
Ndërsa numri i të infektuarve me COVID-19 u rrit në mbi 800,000 në të gjithë botën që nga e marta në mbrëmje, interpretuesit më të mëdhenj në botë kanë bërë donacione ose kanë përdorur bizneset e tyre tashmë ekzistuese për të siguruar lehtësimin ndaj kësaj pandemie.
Një nga yjet më të mëdhenj të muzikës në vend, Brad Paisley dhe gruaja e tij, Kimberly Williams-Paisley posedojnë një dyqan ushqimesh falas në Nashville që ata po përdorin për të ofruar sende ushqimore.
Ndërkohë, këngëtarja Ciara dhe burri i saj, Russell Wilson njoftuan se i kanë dhuruar një milion dollarë një banke ushqimore të quajtur ‘Food Lifeline’ në Seattle.
Ylli i “Jersey Shore” Jenni “JWoww” Farley po ndihmon gjithashtu për të sjellë ushqim për ata që kanë nevojë.
Angelina Jolie i ka dhuruar edhe një milion dollarë një organizate të quajtur “No Kid Hungry”. “No Kid Hungry” përqendrohet në ushqyerjen e fëmijëve të familjeve të varfëra dhe është mobilizuar javët e fundit, duke dhuruar dy milionë dollarë për bamirësi në të gjithë vendin dhe lëshimin e granteve emergjente për shkolla, banka ushqimore dhe më shumë.
Të hënën, Ryan Reynolds çoi në Twitter-in e tij lajmin se ai dhe gruaja Blake Lively po dhurojnë një milion dollarë.
Kylie Jenner ka dhuruar edhe një milion dollarë me qëllim blerjen e mjeteve mbrojtëse për profesionistët mjekësorë.
Bruno Mars po ashtu ka zgjedhur të dhurojë një milion dollarë për punonjësit e MGM që janë prekur nga coronavirusi.
Selena Gomez gjithashtu është bashkuar në luftën kundër coronavirusit, duke bërë një dhurim në spitalin ‘Cedars-Sinai’ në Los Angeles.
Bieber tha që ai bëri një donacion për vendin dhe u bëri thirrje ndjekësve të tij të bashkohen në këtë iniciativë.
Të famshëm të tjerë po bëjnë pjesën e tyre duke inkurajuar fëmijët në të gjithë botën që të bashkëveprojnë me ta në rrjetet sociale.