Kampionia gjermane në atletikë Alica Schmidt, e përzgjedhur si sportistja më e bukur në planet, foli për zgjedhjen e saj për të shfrytëzuar rrjetet sociale (ajo ka pothuajse 5 milionë ndjekës në Instagram dhe dy milionë në TikTok):
“Sigurisht, fitohet pak me atletikë”. Schimdt thotë: “Nuk është e lehtë për shumicën e sportistëve të fitojnë jetesën nga atletika. Shumat që jepen në klubet ku bëjnë pjesë zakonisht nuk janë të mjaftueshme.
KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Publikohet videoja e përplasjes tragjike në fushën e akullit, ku humbi jetën lojtari i hokejt
Dhe në garat e atletikës shpesh na duhet të mbulojmë shpenzime të tilla si udhëtimet dhe hotelin.”
Kjo është arsyeja pse ajo mbështetet në rrjetet sociale për të plotësuar të ardhurat e saj: “Jam mirënjohëse që fitoj para si kjo dhe nuk duhet të bëj një punë tjetër me kohë të pjesshme”.
Schmidt ka refuzuar propozime nga miliarderë dhe njëkohësisht për të qenë pjesë e OnlyFans.