Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas tërheqjes nga tregu të produkteve të brenditë Kinder prodhues Ferrero, për dyshimin e prezencës se Salmonella Typhimurium përmes një komunikate për media ka njoftuar se kanë hulumtuar lidhur me produktin në fjalë.
Produktet e brendit Kinder me origjinë nga Gjermania, Italia dhe Polonia lëshohen në treg, janë të sigurta për konsum, ndërsa ato me origjinë nga Belgjika sipas AUV janë të dyshimta.
AUV në njoftim ka thënë se nëse dikush nga konsumatorët hasë në treg produktet si ne foto me poshtë. “Mos i blini, njoftoni AUV-në”.
“Sipas të dhënave produkte nga brendi Kinder janë importuar nga Gjermani, Italia, Polonia dhe Belgjika. Bazuar në të gjitha njoftimet e RASFF dhe lajmërimet e autoriteteve të shteteve produktet Kinder qe nuk kanë origjinë Belgjikën janë të sigurta për Konsum. Andaj AUV sot vendosi qe të lejoj rikthimin e tyre ne treg për konsum”.
“Sipas të dhënave nga kontrolli kufitar, nga muaji shtatorë 2021 deri me tani janë importuar 94 ngarkesa me produkte të brendit Kinder, në vetëm 9 prej tyre ka pasur sasi të vogla me origjinë nga fabrika në Belgjikë. Të gjitha produktet tjera të brendit Kinder qe janë importuar në Kosovë janë nga vend (Gjermani, Itali dhe Poloni), për të cilat nuk është pranuar asnjë njoftim për ndonjë dyshim, mbi bazën e kësaj lëshohen për qarkullim ne treg. Për këtë janë mbledhur dhe trajtuar të gjitha informata, përmes të cilave është argumentuar se nuk ekziston ndonjë dyshim i bazuar për prodhimet e fabrikave nga shtet e lartcekura. Po ashtu të njëjta janë ne qarkullim në të gjitha vendet”.
Në njoftim thuhet se produktet Kibderi me origjinë nga Belgjika ka produkte që janë të dyshimta.
“I kemi larguar të gjitha produktet e këtij brendi për të verifikuar, secilin produkt bazuar në origjinë dhe lote prodhime në anën tjetër për të mbajtur konsumatorin e sigurt deri ne gjurmim të plotë. Pas ndërmarrjes se të gjitha veprimeve gjurmuese. Është vendosur qe të rikthehen ne treg të gjitha produktet Kinder, përveç atyre me origjinë nga Belgjika. Nga kjo e fundit janë importuar vetëm tre lloje të produkteve Kinder: ( Schoko Bones 46g, Schoko Bons 125g dhe Kinder Surprise Maxi 100g). Prej të cilave vetëm 4 lote prodhimi kanë rezultuar të dyshimta. Shprehur në sasi janë 1,718.21 kg. Për të mos e hutuar konsumatorin, AUV ka vendosur qe e gjithë sasinë qe ka origjinë Belgjikën ta bllokoj për qarkullim ne treg ne depon e importuesit ( qëndron e bllombuar) deri ne vendim tjetër”.
AUV ka bërë thirrje nëse dikush nga konsumatorët hasë në treg produktet si ne foto me poshtë. “Mos i blini, njoftoni AUV-në”.