Bill Gates i ka dhënë fund martesës me Milanda Gates pas 27 vitesh. Miliarderi dhe ish-bashkëshortja kanë bërë publik vendimin e divorcit duke thënë se nuk besojnë më se mund të rriten si çift.
Mediat e huaja shkruajnë se çifti nuk ka një kontratë paramartesore kështu që pasuria e tyre do të ndahet, me shumë mundësi, në mënyrë të barabartë.
Prej vitit 1994 kur lidhën kurorë, dyshja ka grumbulluar një vlerë neto të kombinuar prej 130 miliardë dollarësh.
Çifti ka si shtëpinë e tyre kryesore një rezidencë buzë liqenit në vlerë prej 125 milionë dollarësh afër Seattle, ndërsa zotërojnë dhe një sërë rezidencash luksoze, avionë dhe jahte private dhe një koleksion arti me vlerë të jashtëzakonshme, duke përfshirë një vepër të Da Vinçit.Reklamë
Për herë të parë, çifti u takua në vitin 1980, kur Melinda iu bashkua Microsoftit. Çifti i miliarderëve janë prindër të tre fëmijëve, Jennifer, Phoebe dhe Rory. Ata janë bashkëthemelues të organizatës Bill & Melinda Gates Foundation. Fondacioni ka si qëllim dhe shpenzon me miliarda para për të luftuar kauza të tilla si sëmundjet infektive apo inkurajimin e vaksinimit te fëmijët.
Sipas Forbes, Bill Gates renditet i katërti në listën e njerëzve më të pasur të botës.