Atentati ndaj kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po që ishte tronditëse për mbarë botën.
Lidhur me këtë, janë shtruar polemika se a ka ndodhur sulmi nga brenda shtetit, apo jashtë tij, përcjell Klankosova.tv.
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi është shprehur se ka mundur të ketë dorë Rusië në këtë sulm, fakti se ShBA-ja i doli në krahë Ukrainës në luftën e tyre.
“Tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është një situatë e zakonshme, dhe nuk mund të flasim në një situatë si para 10 viteve”, u shpreh Elezi në Kosova Today.
“Por jemi në një situatë të rëndë sigurie në glob, e kemi parë që pikërisht Rusia është sfiduar nga ShBA-të, më mbështetjen që i ka bërë Ukrainës në luftë, si dhe pjesëmarrja e ShBA-ve në Lindjen e Mesme. Unë besoj fuqishëm se tani Donald Trump do të godiste më shumë Rusinë sesa Bideni”.
Nga ana tjetër gazetari, Kastriot Çuni, ka deklaruar se sulmi ka ndodhur nga brenda.
“Tentativat e vrasjeve që përfundojnë me plagose presidentësh, senatorësh, të gjitha janë bërë nga brenda, asnjëra nuk ka qenë e bërë deri më sot nga agjentura të huaja”, u shpreh Çuni.
“Tjetra gjë që është shumë e çuditshme, është se pjesa më e madhe, 99 për qind e këtyre vrasësve kanë qenë psikopat të vetmuar”.