Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka organizuar takimin e parë koordinues për planin e veprimit të udhërrëfyesit rreth armëve të vogla dhe të lehta (AVL), raporton Ekonomia Online.
Udhëheqësi i Komisionit për AVL dhe zv.ministri i MPB-së, Izmi Zeka tha se që nga koha kur filloi fushata për legalizimin e armeve janë pranuar 630 kërkesa për legalizim, ndërsa janë lëshuar 246 pëlqime.
“Kosova është e përkushtuar të zbatoj këtë udhërrëfyes në mënyrën më të mirë, gjatë këtij takim do shohim një takim të detajuar për hapat e marrë në këtë drejtim dhe të ardhshme”.
“Kosova po zbaton me sukses një fushatë legalizimi që filloi me 17 dhjetor 2018 dhe do zgjasë deri më 17 qershor 2019, që nga fillimi i fushatës janë marrë 630 kërkesa për legalizim të armëve, ndërsa janë lëshuar 246 pëlqime, 630 armë që ishin në posedim të paligjshëm tani janë në kontroll”.
Ai tha se janë duke u marrë hapa të duhur në këtë drejtim siç ishte jave më për ku i konfiskuar pistoleta nga PK.
“Dy javë më parë është dëshmuar me operacionin policor të udhëhequr nga inteligjenca që konfiskoi 500 pistoleta ne e kemi bërë Kosovën e sigurt dhe rajonin me gjerë”.
“Takimi koordinues lokal synon me adresuar nevojat urgjente, dëshirojmë të fillojmë me përmirësimin e mbikëqyrjes se kufirit të gjelbër dhe është përgatit një projekt për financim”.
Carole Blestel-Feffer, nga Ambasada e Francës në Kosovë, tha se Kosova ka qenë shteti i parë nga shtetet e Ballkanit që e ka adaptuar këtë plan.
“Ky udhërrëfyes ka qenë i adaptuar në korrik të 2018 nga procesi i Berlinit, jemi të kënaqur me dinamikën e madhe se kjo iniciativë është plotësuar 1 vit pas lansimit nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kjo dinamikë dhe përkushtim i madh politik duhet të vazhdoj tutje”, tha ajo.
“Si Francë vazhdojmë të mbështesim këtë udhërrëfyes që është i rëndësishëm për rritjen e paqes në Evropë”, tha ajo.
Jan-Alex Voss, nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, tha se numri i lartë i armëve në Ballkan janë nga luftërat e Jugosllavisë ku në shumë sulme terroriste janë përdorur këto armë të rrezikshme.
“Numri i lartë i këtyre armëve në Ballkan është nga luftërat jugosllave, janë më të rrezikshmet edhe sot po ashtu paraqesin rrezik, disa prej këtyre armëve janë përdorur në sulmet terroriste është brengë e qeverisë time dhe e ministrive të tjera, vitin e kaluar e kemi bërë një iniciativë dhe kanë bërë udhërrëfyesin që të zgjedhim punën e municionit të trafikimit të armëve ilegale”.
Hakan Ejdervik nga zyra e BE-së në Kosovë tha se këto armë rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë e vendit.
“Këto armë, trafikimin tyre tregon procesin e jostabilizimit nuk është vetëm kërcënim kombëtar por rrezikon stabilitetin, BE edhe shtetet e Ballkanit trafikimi i armëve ka impakt direkt në jetën tonë, BE pas sulmeve terroriste në Evropë kanë filluar të bëjnë parandalimin dhe me i eliminuar armët në këto aspekte”, tha ai.