Nga drejtor i Teatrit në nikoqir emisioni në kohë pandemie

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Kur keni një detyrë më urgjente për shpërndarjen e pakove ushqimore për njerëzit në nevojë në vendin tuaj gjatë kohës së pandemisë, vjen në shprehje aftësia krijuese.

Drejtori artistik i një prej kompanive më krijuese të teatrit në Mbretërinë e Bashkuar, Alan Lane, vjen me zgjidhje shumë kreative.

Këto zgjidhje përfshijnë gjetjen e mënyrave për të realizuar shfaqje teatrore në komunitete, duke u siguruar që qindra njerëz t’i kenë ushqimin dhe ilaçet që u duhen në një izolim që gjendemi.

“Sot ishim në Leeds me një kamion të mbushur me griska. Dje nuk kishim perime dhe nesër nuk do të kemi vezë”, tha Alen.

“Vazhdimisht jam në telefon duke bërë marrëveshje me njerëz. Një ditë, unë ndërrova disa çanta të cilat i kisha nga studimet me disa maska mbrojtëse për fytyrën, të cilat i ndava në gjysmë dhe gjysmën tjetër i ndërrova me shumë krem higjienike.

Kreativitet dhe zgjidhje problemesh

“Është edhe kreativitet edhe zgjidhje problemesh”, tha Alen.

Para gjashtë javësh, Lane dhe kompania e tij Slung Low u pyetën nga këshilli i qytetit Leeds për të koordinuar përgjigjen e komunitetit në Holbeck dhe Beeston, që do të thotë se çdo kërkesë për ndihmë nga 10.000 familjet në këtë zonë do të ndihmohen nga Lane dhe kompania e tij.

Kërkesat janë kryesisht nga njerëzit që kanë nevojë për ushqim, receta për ilaçe dhe shpesh u kërkohet që të telefonojnë njerëz të vetmuar që kanë nevojë për një bisedë.

Lane është në krye të rreth 90 vullnetarëve, duke përfshirë disa nga organizatat e tjera të artit në rajon – nga Opera North dhe Yorkshire Sculpture Park deri te kompania teatrore Red Ladder. Shkrimtari, producenti dhe fituesi i Bafta-s, Mark Catley, po e vozit një kamion dy ditë në javë.

Menaxhimi i këtyre punëve nuk është e vetmja punë që Lane ka marrë përsipër gjatë pandemisë. Kur nuk e skanon dhe shpërndan ushqimin, ai bëhet një mikpritës shumë i këndshëm i shfaqjeve të lojërave – duke u shfaqur në internet çdo dy javë nga Slung Low HQ për të ngjallë gëzim sadopak te qytetarët.

Ai thotë se Slung Low po ofron shfaqje të rregullta për njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar gjatë këtij izolimi.

Për më tepër, ai ka lansuar një galeri të artit në natyrë, duke postuar fotografitë e izolimit të banorëve nëpër shtyllat e dritave të qytetit. Dhe Slung Low sapo ka bërë një film të shkurtër – xhiruar para se koronavirusi t’ia caktojë punët Lane-s – i cili doli në internet të premten.

“Ne nuk e dinim këtë në atë kohë, por të kesh një film të shkurtër për t’u publikuar për momentin është shumë më mirë sesa të kesh një shfaqje”, thotë ai.

Në vetizolim

Përveç se ai do të marrë një pushim të detyruar nga i gjithë ai aktivitet lodhës për një kohë. Kur folëm të martën, ai sapo kishte bërë testin e Covid-19. I rezultoi negativ, por ai i ka disa simptoma kështu që është në izolim dhe po rikuperohet. Të tjerët po punojnë për të siguruar që puna e Slung Low po vazhdon.

Në të vërtetë, asnjëherë nuk ka qenë një kompani konvencionale e teatrit.

Ajo e bëri emrin e saj duke inskenuar shfaqje të mëdha në natyrë duke përdorur aktorë profesionistë dhe vullnetarë vendorë, por në vitin 2018 hapi një kolegj të komunitetit kulturor në një autobus dykatësh, dhe në vitin 2019 mori përsipër klubin më të vjetër të punës për Mbretërinë e Bashkuar.

Ende e drejton Holbeckun si një klub për pune burrash – ose e bëri këtë para izolimit. Në kohë normale, salla e pritjeve që nga ceremonitë e dhënies së çmimeve deri në zgjimet e varrimeve në Afrikë, si dhe teatri dhe kabaretë eksperimentale të Slung Low.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme