Nga dronët Bayraktar deri tek bazat ajrore, 22 sukseset e ushtrisë së Shqipërisë

Prishtinë | 02 Jan 2023 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka publikuar 22 arritjet kryesore të mbrojtjes së Shqipërisë gjatë vitit 2022.

Peleshi përmes llogarisë personale në Facebook, ka renditur  këto të arritura, në mesin e tyre edhe marrëveshja për donet Bayraktar.

– Nisi e ndërtimit të bazës ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë;

– U  rritën 30 përqind pagat për ushtarët e forcave të armatosura;

– Nënshkruhet marrëveshja për shtimin e flotës ajrore me avionë luftarakë pa pilotë me kompaninë turke “Byraktar”;

– Themelohet Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, janë disa nga të ngjarjet që janë përfshirë në këtë video.

Në mesin e këtyre 22 të arriturave që ka përmendur Ministria e Mbrojtjes janë edhe nënshkrimi i kontratës së shërbimit satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dhe nënshkrimi i marrëveshjes së huasë me Qeverinë italiane prej 30 milionë eurosh për furnizimin e sistemit të mbrojtjes civile.

Të ngjashme