Me kalimin e viteve mund të rriten edhe komplikimet. Tek gratë mund të ndodhë edhe infertiliteti për shumë arsye.
Për shkak të çështjeve shëndetësore ose për të krijuar familjen e tyre më vonë, gratë mund të ngrijnë vezët e tyre brenda të njëzetave, shkruan Asianet News, transmeton lajmi.net.
Disa prej emrave të njohur të Hollywood-it kanë ngrirë vezët në mënyrë që më vonë të mund të bëjnë fëmijë.
Emma Roberts
Aktorja e njohur e projekteve filmike të Neflix, ka pak kohë që ka njoftuar se është shtatzënë, por ajo më parë kishte ngrirë vezët. Madje, ajo ka deklaruar se kishte pasur disa komplikime me shëndet, andaj mjekët i kishin thënë se mund të mos lindte fëmijë asnjëherë.
Sofia Vergara
Aktorja e njohur e “The Modern Family”, Sofia Vergara kishte ngrirë vezët për të krijuar familje më pastaj me Nicholas Leb.
Rita Ora
Mjeku i këngëtares dhe aktores Rita Ora i kishte sugjeruar asaj t’i ngrij vezët, kështu që ajo do të mund të krijonte familje në të ardhmen.
Kim Kardashian
Edhe Kimit mjekët i kishin thënë se nuk do të ishte në gjendje të mbetej shtatzënë, kështu që i kishte ngrirë vezët pasi mbeti shtatzënë dhe lindi vajzën North.
Rebel Wilson
Edhe kjo aktore deklaroi se e konsideroi si të duhur këtë vendim, ngase sipas saj gratë me karrierë duhet të kenë opsione. /Lajmi.net/