Nga Forumi në Davos, John Kerry kërkon dorëheqjen e Donald Trump

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Ish-sekretari amerikan i shtetit, John Kerry i ka bërë thirrje Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump të japë dorëheqjen.

Kjo kërkesë e Kerry-t erdhi gjatë paraqitjes së tij të së martës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Kerry i cili pretendon të kandidojë për garën presidenciale 2020, deklaratat i bëri gjatë një paneli në të cilin atij iu shtrua pyetja: Cili është mesazhi i tij nëse do të ishte ulur pranë Donald Trump?

Madje John Kerry pas deklaratave ka thënë se nuk beson që Donald Trump merr seriozisht ndonjërën nga këto kërkesa.

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në mesin e liderëve të fuqishëm globalë po merr pjesë edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme