Nga frika se mund të infektohen me Coronavirusi britanikët përgjysmojnë pagesat me para në dorë

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Përdorimi i parasë (kesh) në Britani të Madhe është përgjysmuar për vetëm pak ditë, që kur qeveria e vendit ka vënë kufizimet nacionale të lëvizjes së qytetarëve, shkruan The Guardian.

Në mënyrë drastike ka rënie të përdorimit të “keshit”, duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në mbylljen e shumë dyqaneve nëpër tërë Britaninë e Madhe dhe kalim automatik në pagesa online (pa kontakt fizik), me qëllim që të shmanget kontaminimi me virusin COVID-19 që thuhet se bartet lehtë me para, transmeton Telegrafi.

Të dhënat e publikuara të kompanisë Link, operatorit të rrjetit më të madh të bankomatëve në Britani, tregojnë për ndryshimet drastike nga pagesat tradicionale në ato elektronike, pasi qytetarët preferojnë të mos kenë shumë kontakt fizik me tjerët nga frika se mund të infektohen me coronavirus.

Madje zyrtarë të kompanisë Link bëjnë të ditur se janë duke rishqyrtuar strategjinë e tyre të funksionimit duke rekonstruktuar rrjetin e bankomatëve në këtë vend. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme