Mbi 90 kuaj të egër kanë ngordhur në Australi si pasojë e valës ekstreme të të nxehtit që ka goditur këtë vend.
Javën e kaluar kujdestarë të një parku kanë gjetur kuaj të ngordhur dhe të shtrirë për toke në Alice Springs në veri të vendit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Edhe 40 kafshë të tjera kanë ngordhur nga dehidrimi dhe uria.
Australia është goditur tash e dy javë nga një i nxehtë që nuk është përjetuar nga vitit 1939.
Këtë të enjte temperaturat që janë regjistruar në Adelaide kanë prekur 46.2 gradë.