Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka folur rreth parashikimit të motit për këtë javë.
Tash e disa ditë në shumë qytete të Kosovës ka pasur shira të rrëmbyeshme, Aliu tregon se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë destabilizim të motit.
“Sot do të jetë një nga ditët më të paqëndrueshme në gjithë rajonin, por edhe në Kosovë si pasojë e aktivitetit ciklonik dhe zhvendosjes së këtyre masave të nxehta ajrore, pasdite do të ketë destabilizim të motit, shumë rajone do të përfshihen nga rebeshje shiu, por që do të jenë të intensitetit të lartë, pjesa jugore, jugliundore dhe verilindore me reshje të intensitetit të lartë, shira të rrëmbyeshme dhe erëra të forta,” ka thënë Aliu për Dukagjini.
Temperaturat minimale, sipas Aliut, do të jenë nga 14-15 deri 16 gradë, ndërsa maksimalet 30 deri 31 gradë.
Aliu bëri apel që gjatë ditës së sotme duhet të kemi kujdes që të mos ketë komunikacion deri sa të kalojë kjo stuhi që pritet të ndodhë pasditen e sotme.
Po ashtu, Aliu bëri të ditur se gjatë vikendit do të jetë mot më stabil me temperatura 30-31 deri në 32 gradë.