Nga java e ardhshme lirohen masat anti-Covid nëpër burgje

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga 21 qershori do t’i lehtësoj masat anti-Covid.

Nga java e ardhshme,numri i vizitorëve për një të burgosur do të lejohet sipas rregullave për rendin shtëpiak, ndërsa maskat do të vazhdojnë të mbeten në fuqi gjatë vizitave.

Karantina do hiqet në të gjitha institucionet korrektuese, derisa të burgosurit mund të veçohen nga të tjerët vetëm atëherë kur mjeku konstaton se i njëjti ka simptoma të Covid 19 apo ndonjë arsye tjetër shëndetësore.

“Në institucionin e tipit të hapur lejohen të dënuarit që të punojnë jashtë institucioneve korrektuese sipas Udhëzimit Administrativ MD-NR 02/2019; Sistemi i komunikimit virtual Skype do të përdoret vetëm për rastet kur një i burgosur nuk ka vizita apo është shtetas i huaj dhe nuk mund të vizitohet nga familja”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme