Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 3 persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 249 raste të reja të infektuara.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 249 raste pozitive”, thuhet nga IKSHPK.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 95 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Gjakovë 15 raste, Prizren 15 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Gjilan 9 raste, Podujevë 8 raste, Pejë 7 raste, Vushtrri 7 raste, Rahovec 6 raste, Drenas 5 raste, Obiliq 5 raste, Kamenicë 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Suharekë 3 raste, Istog 2 raste, Malishevë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kaçanik dhe Novobërdë.