“Nga këto zgjedhje do të ketë më së paku gra të zgjedhura në Kuvend”

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Albert Krasniqi, njohës i rrethanave politike ka thënë se në këto zgjedhje do të ketë më së paku gra të zgjedhura në Kuvend me kuotë gjinore, vetëm 13 nga 39 të zgjedhura.

“Të zbërthyera sipas subjekteve politike: VV: 0/11 LDK: 2/9 PDK 6/8 AAK: 4/5 LS: 0/3 KDTP: 1/1 VAKAT: 0/1 NDS: 0/1 Kuotës gjinore gradualisht po i humbet rëndësia. Koha të mendohet për kuota gjinore në lista në kandidatëve 50/50”, ka shkruar ai në Facebook.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje ka fituar me 220 mijë e 811 vota apo 26,159 %, LDK – 206 mijë e 458 vota apo 24,458 %, PDK – 178 mijë e 645 vota apo 21,163 %, koalicioni AAK-PSD – 96 mijë e 883 vota apo 11,477 %

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme