Nga konfliktet te e ardhmja e pasigurt, Mourinho përgatit bisedën vendimtare me yllin e skuadrës

Prishtinë | 09 Kor 2026 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka marrë personalisht përsipër të qetësojë situatën e krijuar rreth mesfushorit Federico Valverde, sipas raportimeve nga gazeta spanjolle “Marca”.

Pavarësisht një sezoni të trazuar dhe të mbushur me polemika, tekniku portugez e konsideron Valverden një nga shtyllat kryesore të projektit të tij të ri dhe synon ta mbajë atë si kapiten të ekipit të parë.

Sezoni i fundit nuk ishte aspak i lehtë për uruguaianin. Valverde pati përplasje me ish-trajnerin Xabi Alonso për shkak të aktivizimit jashtë pozicionit të tij natyral, ndërsa tensionet u rritën edhe më shumë në dhomat e zhveshjes pas një incidenti fizik me bashkëlojtarin Aurelien Tchouameni.

Problemet e tij vazhduan edhe në Kupën e Botës, ku sipas raportimeve ai pati mosmarrëveshje me trajnerin e Uruguait, Marcelo Bielsa, për shkak të metodave intensive të stërvitjes.

Kombëtarja uruguaiane më pas pësoi një eliminim befasues që në fazën e grupeve.

Aktualisht me pushime, Valverde dëshiron të qetësohet, të lërë pas periudhën e vështirë dhe të rikthehet me një mentalitet të ri.

Mourinho, ndërkohë, ka planifikuar një takim kokë më kokë me mesfushorin në fund të muajit korrik, me synimin për të ulur tensionet, për të hequr dyshimet rreth një largimi të mundshëm dhe për ta rikthyer lojtarin në nivelin e tij më të mirë.

Trajneri portugez beson se Valverde mbetet një element i padiskutueshëm i së ardhmes së Real Madridit dhe dëshiron ta shohë atë sërish si një lider në fushë dhe në dhomat e zhveshjes.

Të ngjashme