Nga mënyra si po e mbrojnë ambasadorin Berishaj, ka dyshime se Kurti e Osmani janë futur në një pellg korrupsioni

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 23:21 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu në Kanal 10 ka folur rreth skandalit financiar të publikuar në media ku dyshohet se ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj ka qenë i përfshirë.

Musliu ka thënë se mënyra se si po mbrohet ambasadori nga pushtetarët tregon se ata janë futur në një pellg të ndotur madh të korrupsionit dhe keqpërdorimeve.

“Mënyra se si e mbrojnë ambasadorin Berishaj, Qeveria e Republikës së Kosovës në kor me ministra, deputetë, kryeministri vetë, ministrja e Jashtme, presidentja, këtu janë dyshimet shumë të mëdha që janë të futur në një pellg të ndotur madh të korrupsionit dhe keqpërdorimeve”, ka thënë Musliu.

Tutje Musliu ka thënë se mbrojtja e tillë tregon se kemi të bëjmë me diçka të madhe dhe nuk duhet ta injorojmë.

“Mënyra zinxherore që kjo Qeveri e mbron Berishajn dhe duke pasur parasysh qasjen e tyre ndaj këtyre rasteve kur ishin në opozitë, raste që s’janë kanë as për së afërmi të tilla, kjo tregon se kemi të bëjmë me diçka të madhe dhe nuk duhet t’i injorojmë si problem e aq më tepër persona të tillë të përfaqësojnë Kosovën.”, ka thënë Musliu.

Të ngjashme