- Pasi arriti ta gjej një serb të ndershëm (ndër varre), Albin Kurti ka arritur ta zbulojë edhe një amerikan të ndershëm në senat.
- Pranvera nuk çel me një lule, por në shkretëtirë një lule e bën ndryshimin.
Me amerikanin anti-amerikan u takua në Mynih.
Buzëqeshën.
- Me sekretarin e Interpolit pozoi prapa pikturës në kornizë, ku shihet një grua ‘që bënte’ sikur ishte duke fjetur.
- Sekretarit të Interpolit i tregoi se Kosova e lufton me shpirt krimin ndërkombëtar,
Kosova i di saktë sekretet shkatërruese të Putinit…
por nuk e di kush e vodhi gjakun e A.D. që ruhej sekret në Laboratorin e Kosovës, që vëzhgohet me kamera.
- Marrëdhënien e tij me BE-në e zbuloi me simbolika.
Kryeministri e shkroi emrin e Mirosllavit me č, Lajčak – që është mesazhi më i fuqishëm diplomatik në historinë e shkronjës ç.
- Kur u pyet për karakteristikat e shqiptarëve, kryeministri tregoi se një pensionist shqiptar është një mbinjeri që mbijeton me 100 euro pension në muaj.
- Kur ka vullnet për jetë, kush që e ndal vrullin jetësor, s’ka;
se paraja është si ajo buka e Krishtit, që mjaftoi dhe teproi për krejt ushtrinë.
…Varfëria më shumë gjendje mendore se realitet.
- Liria njerëzore s’ka kufij në Kosovë.
Policët dhe ushtarët janë të lirë të trashen, jo të vrapojnë pas kriminelit, por krimineli është i obliguar të vrapoj drejt policit.
Polici dhe ushtari janë një lloj zotërie në Kosovë.
- Çdo ditë nga Kosova ikin 1000 shqiptarë – ama nga perendimi për dy vite u kthyen në Kosovë 2 ministra (jo për të vjedhur qysh po mendon ti).
- Veç Penelopa nuk kthehet në Kosovë, por e pret në Norvegji të kthehet Odiseu….
E kali kush është?
Kryeministri është edhe ‘Odiseu’ edhe ‘Kali’ që e tremb dhe e zmbraps Serbinë.
- Një lugat i rremë si kali i Trojës është krijuar edhe në Tiranë, për nevoja të brendshme shqiptaro-shqiptare.
- Mihali e ka emrin dhe shërben për frikësimin e shqiptarëve të Kosovës.
Deputetët e Vetëvendosjes përnjëmend kujtojnë se Mihali është shtrigë.
- Duhet përmendur se është shënuar një rast ku një ministër – është kthyer nga Kosova në Amerikë, për t’u rikthyer një ditë – nga Amerika në Kosovë, edhe më i fuqishëm.
- Kryeministri në Mynih e përmendi dashurinë misterioze të shqiptarëve për Kosovën.
E përmendi ‘koleksionin e amaneteve’ të shqiptarëve.
Në ato çaste u duk sikur gruaja që po bënte sikur po flinte në pikturë, u zgjia.
- Tregoi se çdo shqiptar e lë amanet ‘Kqyrmani Kosovën’.
- Kosova, sikurse mali, shihet më mirë nga largësia, prandaj sa më larg Kosovës, aq më mirë.
- Në vend se të takohet me Blinken, Presidendes i duhej të kujdeset për burrin e saj, bisbiq, i cili nuk lë vend pa e dhënë kontributin e tij, për të treguar se është burrë fanatik shqiptar.
- Gruaja e ka lazdruar aq shumë sa parqeve të Tiranës endet me roje të armatosura.
P.S. Në fund të takimit, kryeministri e preku lulen në saksi, dhe foli për historikun e lules mosmëharro.
Fati i kësaj lule-je me sy të verdhë, ka ndodhur pikërisht këtu në Gjermani.
Një kalorës gjerman vdiq duke ndukur lule për të dashurën e tij.
Dhe, me frymën e fundit thirri ‘mosmëharro’!
Për këtë arsye, kjo lule quhet ‘mosmëharro’ e nuk quhet ‘mosmëprek’!